Të enjten në Ferizaj, janë mbajtur garat e notit “Kupa e Bifurkacionit”, garë kjo e organizuar nga klubi i notit “Kastrioti” në Ferizaj.
Hapjen zyrtare të kësaj gare beri numri një i sportit ferizajas Naim Ferati. Ai më këtë rast ka theksuar se kjo garë e cila po mbahet për herë të parë në qytetin e Ferizajt është mjaft e rëndësishme dhe sipas tij kjo garë duhet të bëhet edhe tradicionale.
“Gara e notit është një ngjarje e cila i ka munguar qytetit të Ferizajt. Unë falënderojë të gjithë kontribuuesit që kanë themelu klubin e notit në qytetin tonë dhe për angazhimin e tyre dhe po besoje që kjo ngjarje po shënon një të vërtet, që ky klub që po riorganizohet dhe po zhvillon aktivitetin e vet dhe të ketë po ashtu edhe përfaqësuesin e vet në çdo garë që bëhet në këtë disipline sportive”, ka thënë drejtori Ferati, duke shtuar se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do të mbështesë këtë klub për çfarëdo që ata kanë nevojë.
Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari federatës së notit të Kosovës Ymer Rama. Ai ka vlerësuar tejet lartë organizmin e kësaj gare e cila po zhvillohet për herë të parë në qytetin e Ferizajt.
Në këto gara po marrin pjesë rreth 100 pjesëmarrës nga e gjitha Kosova në kategorinë e fermave, por edhe meshkujve.