18,12,2024

Gara ballkanike e shahut/ U zhvillua për tre ditë në Tiranë, fituesi nga Ferizaj

Must Read

Festivali Rajonal Rinor i Shahut ka mbledhur në Tiranë shahistët e rinj të rajonit.

Aktiviteti u zhvillua nga 25-28 Gusht duke bërë bashkë të rinj të apasionuar dhe të talentuar në sportin e shahut në vend si dhe nga rajoni, në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”. Aktiviteti u organizua nga shoqata e mjeshtrave “Albania” nën patronazhin e Federatës Shqiptare të Shahut.

Shahu konsiderohet botërisht si një mjet i mirë për shkëmbimin kulturor dhe përbën një mënyrë efikase për zhvillimin e kontakteve dhe marrëdhënieve mes te rinjve që e praktikojnë atë. Kështu rreth 50 shahistë të rinj nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova e Maqedonia e Veriut, të moshave nga 8 deri 18 vjeç, ishin pjesëmarrës në Festivalin Kulturor Shahistik.

Vendin e parë e fitoi i riu nga Kosova Valentin Uruçi. Të dytin Ergit Ramaj nga Shqipëria, ndërsa vendi i tretë i takoi Alaudin Shtavicës po nga Kosova.

Shahistja më e mirë femër u shpall Ailin Ndreko nga Shqipëria./Top Channel

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img