25,11,2024

Gani Geci: Do ta ndryshoj mbiemrin shkaku i Sabit Gecit

Must Read

gani-780x439

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se ish–anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sabit Geci, “ka qenë hajn dhe kriminel”.

Sipas tij, Sabit Geci ka qenë një person i cili i ka vjedhur viça nëpër katund, duke shtuar se atë ka qenë duke e vra Osman Geci për shkak të vjedhjes së kafshëve.

Geci ka folur edhe lidhur me ftesat që i ka bërë Salustro të dëshmojë për rastin e Drenicës.

“Salustro më ka ftuar disa herë që të dëshmoj në rastin e Drenicës dhe asnjëherë nuk kam pranuar të jem dëshmitar në këtë rast. Unë në asnjë rast nuk kam qenë dëshmitarë dhe as nuk kam lidhje me dëshmitarët që pritet të dëshmojnë në Gjykatën Speciale”, ka thënë Geci.

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka bërë të ditur se do ta ndërrojë mbiemrin shkaku i Sabit Gecit.

“Do ta ndryshojmë mbiemrin, do ta bëjmë Bajraktari, dhe ai nuk mundet me marrë këtë mbiemër. Nuk është ai i kabilës tonë, e cila kabile i ka diku rreth 30 shtëpi”, ka shtuar Geci./Telegrafi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img