Sport

Futbollisti kuqezi i shkruan Shaqirit: Respekte, mjafton që mposhtët legenat serbë!

By FerizajPress

July 04, 2018

Ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, postoi ditën e sotme një foto të tifozëve zviceranë, të cilët ishin mbledhur në shesh për të parë ndeshjen dhe për të mbështetur vendin e tyre. “Një falënderim i madh për të gjithë fansat nga e gjithë bota për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë Kupës së Botës”, shkruan Shaqiri në “Instagram”. Nuk kanë munguar komentet e shumta ku më i veçanti ishte ai i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani. “Respekte bruda! Mjafton që i keni mposhtur ata legenat serbë”, ishte komenti i Lenjanit në foton e Shaqirit. SYRI.net