09,11,2025

INPO me fushatë Vetëdijesuese “Buxhetimi me Pjesëmarrje – 2019”

Must Read

INPO, në kuadër të “Programit për Qeverisje të Mirë”, ka filluar fushatën vetëdijesuese “Buxhetimi me Pjesëmarrje – 2019”.
Kjo fushatë ka për qëllim informimin dhe inkurajimin e qytetarëve për të qenë
pjesëmarrës në procesin e hartimit të buxhetit të komunal dhe prioritizimin e investimeve komunale. Materialet e fushatës përbajnë udhëzime konkrete rreth  formave dhe mekanizmave ligjor se si qytetarët mund t’i paraqesin kërkesat dhe  propozimet e tyre për përfshirje në buxhet, afatet ligjore deri kur mund të paraqiten kërkesat dhe propozimet, si dhe në cilat organe komunale duhet të adresohen kërkesat.


Fushata do të realizohet nëpërmjet shpërndarjes së broshurave, takimeve me qytetarë, përfaqësues të bashkësive lokale, fshatrave dhe lagjeve urbane, si dhe përmes rrjeteve sociale të organizatës INPO. Kjo fushatë do të realizohet në komunën e Ferizajt dhe
Prishtinës.


“”Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i
financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria
e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img