24,11,2024

Furnizoi makinën personale me buxhet të spitalit të Ferizajt, aktakuzë për u.d së drejtorit

Must Read

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj drejtorit në detyrë të Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, Halit Gërbeshi, pasi i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur pozitën dhe ka ushtruar ndikim.

Gërbeshi dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar e ka furnizuar veturën e tij private në pompën e derivative “HIB Petrol” në Ferizaj në kuadër të tenderit të spitalit, pa vendim të bordit drejtues të ShSKUK-së.

Në aktakuzë thuhet se i njëjti ka furnizuar veturën e tij të markës Hunday me derivate shtatë herë gjatë periudhës shtator –dhjetor 2021 dhe në këtë mënyrë i ka shkaktuar dëm material buxhetit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj në shumë prej 403,97 euro, me çka dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

I njëjti, në muajin dhjetor të vitit 2021, në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Spitalit të Ferizajt dyshohet se me dashje dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ushtruar ndikim në vendimmarrjen e personit zyrtar, ku si pasojë e këtij vendimi i njëjti ka furnizuar me derivate veturën e tij private me çka ngarkohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës kompetente në Ferizaj që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img