28,12,2024

FSK-së i duhen edhe 10 vjet që të arrijë nivelin e ushtrisë (Video)

Must Read
FSK

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, u treguan të zotë edhe në shumë ushtrime e operacione shpëtimi.

Por a ka FSK-ja kapacitetet e mjaftueshme njerëzore, në armatim dhe infrastrukturë ushtarake që të jetë një Forcë Ushtarake e kompletuar?

Sipas ish drejtuesve të saj, këto kapacitete mungojnë.

Kadri Kastrati, ish komandant i FSK-së, thotë se është koha e fundit që shndërrimi i FSK-në ushtri të ndodhë, sepse kjo do t’i hapte rrugë zhvillimit të kapaciteteve që nuk i ka.

Sipas tij, sa më shpejtë më mirë, duke pas parasysh se kësaj force do t’i duhen hiç me pak se 10 vjet që të arrijë nivelin e nevojshëm të një Force të Armatosur.

Gjeneral Kastrati tha se blerja e helikopterëve edhe mund të bëhet, por se ata nuk i duhen asgjë ushtrisë nëse nuk ka  njerëz dhe buxhet për t’i përdorur ata.

Sipas tij, ka mungesë të pilotëve edhe kur bëhet fjalë për aviacionin ushtarak.

Ish shefi i FSK-së tregoi se gjatë mandatit të tij, janë dërguar në Turqi studentët e parë për t’u trajnuar për pilotë, por nuk e di nëse ata e kanë përfunduar këtë shkollim ose jo.

Gjeneral Kadri Kastrati tha se pos mungesës së pilotëve, FSK-ja ka mungesa të njerëzve profesionistë edhe në fushën e armatimit mbrojtës, e po ashtu edhe mungesë të vet këtij armatimi, që secila ushtri duhet ta ketë për mbrojtjen e kufijve dhe qytetarëve të shtetit të vet.

Megjithatë, sipas tij, nëse fillohet tani me ndërtimin e këtyre kapaciteteve, Forcat e Armatosura të do të ecin shumë shpejtë përpara.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img