“Kosova ka nevojë ta ketë Ushtrinë e vet. Emërtimi nuk ka rëndësi sa ka detyra që të jetë e barabartë me shtetet tjera”, ka deklaruar Rama.
Gjenerallejtënant Rama shprehet se nga Ushtria e Kosovës nuk do të rrezikohet askush dhe se qëllimi i transformimit të FSK-së nuk është që të krijohen kapacitete sulmuese, por mbrojtëse.
“Është momenti ta kemi Ushtrinë. Çdo shtyrje na vonon, na bënë të humbin hapin në këtë proces. Ne jemi të gatshëm të marrim çdo obligim e të kryejmë detyrat tona, por po varemi nga vendimet politike të organeve përgjegjëse”, ka deklaruar Rama.
Sipas tij, për këtë transformim Kosova vazhdon të llogarisë tek aleatët perëndimorë, të cilët kanë ndihmuar FSK-në deri tash./Telegrafi