17,11,2024

Fshatrat e Kaçanikut në protestë për shkak të mbylljes së rrugës

Must Read

Disa fshatra të Komunës së Kaçanikut kanë pësuar bllokim pas vendimit të Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj për mbylljen e rrugës Kaçanik- Hani i Elezit.

Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi konfirmoi për KALLXO.com se banorët e dy fshatrave kanë paralajmëruar protestë në orën 15.

Ai arsyetoi protestën e qytetarëve për shkak se sipas tij nga koha e mbylljes së rrugës, ka pasur problem edhe në funksionimin e shkollave.

“Qytetarët kanë qenë të mbyllur, faktikisht me njëfarë forme jo-funksionale kanë qenë edhe shkollat pasi mësmdhënësit nuk kanë mundësi të shkojnë dhe kemi nxënës të shkollave të mesme që i’u ka pamundësuar ardhja në shkollë.  Ne e kuptojmë që duhet të mbyllet për shkak të rrezikimit ama së paku një paralajmërim që të bëjmë zgjidhje alternative sepse aj problem ka qenë me vite aty pra ky ka qenë shqetësimi ynë”, tha Ilazi.

Ai po ashtu kritikoi Ministrinë e Infrastrukturës për mungesë të komunikimit me komunën për të gjetur zgjidhje alternative për qytetarët.

“Nuk është anluar protesta e qytetarëve, do të mbahet në orën 15 siç është paraljmëruar. Ne shqetësimin te ministri nuk e kemi ngritur për atë se e ka bllokuar rrugën se normalisht e kuptojmë gjendjen. Për neve ka qenë shqetësim se së paku si kryetarë komunash nuk kemi qenë të njoftuar paraprakisht për mbylljen e rrugës. Së paku të kërkohej prej nesh se cila është mundësia alternative për ato fshatra për të bërë zgjidhje, kjo ka qenë shqetësimi jonë se nuk kemi pasur koordinim” tha Ilazi për KALLXO.com

Më herët gjatë ditës, nënkryetari i Kaçanikut, Ylber Bajra kishte kërkuar shkarkimin e minstrit Lekaj pikërisht për shkak të kësaj problematike.

Ndërsa ministri Lekaj tha se të enjten do të fillohen punimet në një rrugë lokale për të mundësuar qarkullimin e fshatrave.

“Duke ju dhënë gjithë garancitë se nuk jemi ndalë e nuk do të ndalemi për të zgjidhur problemin në fjalë, ju njoftojë se këtë të enjte, fillojnë punimet në rrugën lokale (e cila është në përgjegjësi të mirëmbajtjes nga Komuna e Kaçanikut) Kotlinë – Ivajë, me gjatësi prej rreth 2 kilometrave, dhe kështu do të zgjidhet problemi për qarkullimin e përkohshëm të këtyre fshatrave”, njoftoi Lekaj.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img