28,11,2025

Fshatrat e Ferizajt në hall me hajnat

Must Read

Fshatrat Sojevë, Dardani dhe Zllatar të komunës së Ferizajt, ditëve të fundit janë bërë cak i hajdutëve.

Njëri ndër banorët e shumtë të këtyre fshatrave të cilët kanë shprehur shqetësim për këtë është edhe Habib Sojeva nga fshati Sojevë i Ferizajt, të cilit tri ditë më parë i është vjedhur një veturë e tipit Golf 4, në garazhin e tij.

Në po të njëjtën datë, hajnat kanë hyrë edhe në auto-servisin e Halim Sallahut nga fshati Dardani. Nga aty Sallahu thotë se i është vjedhur një laptop në vlerë rreth 1300 euro.

Ndërsa përfaqësuesit e  fshatit Sojevë dhe Zllatar, thonë se Policia duhet të shtoj kontrollin nëpër fshatra, pasi sipas tyre, ka muaj që nëpër fshatrat e tyre nuk kanë parë ndonjë patrullë të Policisë.

E në Policinë e Rajonit të Ferizajt, thonë se janë në dijeni për këto vjedhje mirëpo deri më tani nuk është arrestuar asnjë i dyshuar për këto raste.

Sipas Policisë së Kosovës në Ferizaj, gjatë këtij viti në këtë zonë janë zbuluar 6 raste të vjedhjeve,transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img