Ferizaj.08.10.2018. Fshatrat Zllatar, Dardani, Mirosalë, Bibaj dhe Fshati i Vjetër kanë disa orë pa rrymë.
Banorët e këtyre fshatrave janë të revoltuar nga kjo gjendje e cila po i përcjellë gati çdo ditë.
“Fshatrat Zllatar,Dardani,Mirosalë,Bibaj dhe Fshati Vjetër kanë .mbi 4 orë pa energji elektrike. Parpë me mungesë të theksuar të energjisë elektrike pasi rrjeti elektrik është shumë i dobët dhe për çfarëdo prishje moti, ndalet rryma, sepse këputen përçuesit ose rrëzohet ndonjë shtyllë elektrike. Përveç mumgesë së energjisë edhe pa ujë mbesin këto fshatra pasi nuk kan as rrjet ujësjellsi. KEDS na ka harruar që të investoj në këtë zonë. Diku nëper Kosovë investon rrjet të energjisë edhe nën tokë ndërsa në Komunën e Ferizajt as që qanë kokën për rrjetin mbi tokë që është gjendje të mjerushme, sidomos rrjeti 10 KW që frunizon këto fshatrat me mbi 9 mijë Banorë” ka thënë Xhevat Sallahu, asmablist komunal në Ferizaj.
Janë këto fshatrat më të goditura edhe nga reduktimet e paralajmërara të KEDS-it në emër të riparimev dhe punëve që bëhen në rregullimin e rrjetit.
Banorët e këtyre fshatrave kanë kërkuar që sa më shpejt tu bëhet një zgjidhje, së paku gjatë punëve të planifikuara në rrjetin 10 KW, për këto fshatra të rregullohet një rrugë alternative pasi në mungesë të rrymës përveç ekonomisë familjare po pësojnë edhe bizneset në këtë pjesë të Ferizajt.