11,09,2025

Fshati Varosh shënon ditën e shkollës

Must Read

Shkolla fillore e mesme e ulët ”Visar Dodani” në fshatin Varosh ka shënuar ditën e shkollës. Në këtë manifestim mori pjesë kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri me bashkëpunëtoret e tij, drejtues të shkollës, prindër, nxënës dhe arsimtar të kësaj shkolle.

Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur kryesuesi i Kuvendit Faruk Guri, i cili theksoi se pushtetit lokal i Ferizajt, do të bëjë gjithçka që është e mundur që të kontribuoj në arsimimin e gjeneratave të reja.

Ndërkaq, drejtori i kësaj shkolle Sami Musa, është shprehur tejet i kënaqur me angazhimin e mësimdhënësve, që po japin maksimumin për edukimin e nxënësve të kësaj shkolle. Ai ka folur po ashtu edhe për problemet dhe vështirësitë me të cilat përballet kjo shkollë.

U bë e ditur se kjo shkollë numëron rreth 400 nxënës. Në shënimin e kësaj ditë nxënësit dhe mësimdhënësit kishin përgatitur edhe një program të pasur kulturo-artistik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img