28,04,2024

Fshati Papaz bëhet me 10 rrugica të asfaltuara

Must Read

Ferizaj.03.07.2017. Banorët e fshatit Papaz i janë gëzuar sot asfaltimit të 10 rrugicave në fshatin e tyre. Përfaqësues të qeverisë lokale filluan edhe këtë projekt madhor që do të lehtësojë jetën e banorëve të fshatit Papaz.
Drejtori Gafurr Ilazi bëri të ditur se janë gjtihsejt 3 kilometra rrugica që do të asfaltohen dhe shuma e projektit kap shifrën mbi 180 mijë euro.
“Sot po fillojmë një projekt të ri e të rëndësishëm për banorët e fshatit Papaz ku komuna do të investojë në vlerë rreth 182 mijë euro. Edhe ky projekt është në vazhdimsi të punëve infrastrukturore të planifikuara për këtë vit dhe presim që brenda afateve të caktuara të kryhen këto asfaltime” deklaroi drejtori Ilazi.
Ndërsa banorët e fshatit Papaz shprehën gëzimin e madh që edhe fshati i tyre po gëzon përkrahje investive.
Rexhep Sadiku banor i këtij fshati tha se para pak vitesh as nuk është menduar asfalti në lagjet e këtij fshati.
“Qeveia lokale e Ferizajt në përgjithsi po bën një punë të shkëlqyer në gjithë komunën tonë, kurse me asfaltimet që na kanë sjell edhe në Papaz po e dëshmojnë se ia duan të mirën këtij vendi. Prandaj i përgezoj për gjithë këtë angazhim” u shpreh ai.
Edhe fqinji i tij Shemsi Ferizi pohoi se qarkullimi tani e tutje do të jetë shumë i lehtë, ndërsa falënderoi komunën që nuk i ka harruar edhe banorët e kësja pjese.
Banorët e fshatit Papaz së shpejti do të përfiktojnë edhe hapjen e rrugës kryesore që e lidh këtë fshat me fshtin Prelez dhe pastaj me lokalitete të tjera, projekt që është financim i Ministrisë së Infrastrukturës.
Fshati Papaz i ka rreth 100 shtëpi me 500 banorë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img