06,05,2024

Fshati Nerodime së shpejti me zyrë të re të Gjendjes Civile

Must Read

Të martë në fshatin Nerodime të Komunës së Ferizajt, ka filluar ndërtimi i zyrës së re të gjendjes civile në këtë fshat, ndërkaq në kuadër të kësaj zyre  do të inkorporohet edhe biblioteka e këtij fshati.

Në vënien e gurthemelit të kësaj zyre morri pjesë kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milazim Haliti si dhe drejtorë të Drejtorive komunale.

Kryetari Svarqa ka deklaruar se me këto investime po ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe cilësinë e shërbimeve në këto lokalitete.

“Një projekt i cili qeverisë komunale do ti kushtojë mbi 30 mijë euro, dhe i cili hap fillimin e punimeve në infrastrukturën së fshatit Nerodime, dhe të kësaj zone të grykës së Jezercit, ku gjer më tani nuk kemi pasur investime të nevojshme, por që tani do të ketë një intensitet në kryerjen e këtyre punimeve që nënkupton edhe asfaltim të rrugëve si dhe përfshirjen e këtyre fshatrave në unazën e jashtme të qytetit, si një nga projektet më kapitale për të cilat do të jenë përfitues të gjithë qytetarët, dhe do të bëhet një qarkullim dhe një lidhje e drejtpërdrejt në mes veti si dhe me qytet”, ka thënë kryetari Svarqa.

Ndërsa Isa Sadiku, zyrtarë i Gjendjes Civile në këtë fshat, ka thënë se kushtet e punës në këtë zyre kanë qenë tejet të rënda. Ai ka mirëpritur fillimin e ndërtimit të zyrës se re të Gjendjes Civile në këtë fshat, duke theksuar se edhe shërbimet për qytetarë do të jenë shumë të lehta dhe cilësore.

Në zyrën e Gjendjes Civile në fshatin Nerodime, shërbimet tyre i kryejnë banorët e këtyre fshatrave: Jezerc, Nerodime e Ulët dhe Epërme, Mansatirc, Balaj dhe Dremjaku.

Në Komunën e Ferizajt, janë tete zyra të Gjendjes Civile nëpër fshatrat e këtij qytetit.

14642158_1297335753634578_7778490868991484014_n 14731372_1297335746967912_4355023206358605452_n 14713659_1297335843634569_6456790751096174892_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img