Ferizaj… Në vazhdën e takimeve me përfaqësues të klubeve sportive me qëllim riorganizimin e tyre, pasditen e sotme, nënkryetari i Komunës së Ferizajt, naim Ferati, i shoqëruar edhe nga drejtoresha e kulturës, rinisë dhe sportit, Xhemile Murati – Shabani dhe drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, Besnik Berisha (pjesë e drejtimit të klubit dikur) kanë takuar përfaqësuesit e Klubit të Hendbollit “Kastrioti” – femrat.
Në këtë takim u diskutuan sfidat me të cilat po ballafaqohet klubi dhe vizioni i qeverisjes lokale për transformimin e sportit duke nisur nga riorganizimi i klubeve emblematike ferizajase deri tek mbështetja për rikthimin në elitën e sportit në nivel republikan.
Nënkryetari Ferati theksoi se kjo nismë e kryetarit Aliu, përkatësisht qeverisjes lokale është pjesë e strategjisë për masivizimin dhe avancimin e sportit në nivel lokal.
Gjatë takimit nga të pranishmit u përzgjodh grupi punues i përbërë nga 7 anëtarë të cilët do ta bartin tranzicionin e këtij klubi deri në zgjedhjen e strukturave drejtuese të tyre dhe hapave që do të propozohen për riorganizimin e klubit.
Ky grup përbëhet nga:
1. Veton Hyseni;
2. Skënder Ramadani;
3. Sadri Gashi;
4. Ahmet Hyseni;
5. Lirije Muhaxheri;
6. Vlora Jashari;
7. Emine Mehmeti
Ditëve në vijim ky grup punues do t’i paraqes Komunës së Ferizajt platformën për riorganizimin e klubit si dhe strukturën drejtuese të tij që do ta implementoj këtë platformë.
Takimi i sotëm është i treti me radhë në vazhdën e takimeve me përfaqësues të klubeve sportive në Ferizaj.