16,09,2025

Francë: Sulmi ndaj misionarëve nuk ka lidhje me “terrorizmin islamik”

Must Read

“Nuk ekziston çfarëdoqoftë lidhje me terrorizmin islamik”, tha Christophe Barret, prokuror publik në qytetin Monpelije.

Ai tha, po ashtu se sulmi në një fshat afër Monpeliesë ishte krim “lokal”.

Policia tha se një person i armatosur dje ka hyrë në ndërtesën e misionarëve të pensionuar të krishterë dhe e ka therrë për vdekje një punëtore, para se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Prokurori Barret tha se policia ende është në kërkim të sulmuesit.

Franca vazhdon të mbetet nën gjendje të jashtëzakonshme në gjithë vendin, pas një vale të sulmeve për të cilat përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, përfshirë edhe vrasjen e një prifti të moshuar në muajin korrik.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img