18,11,2024

Fraksion Plus: Fronti opozitar abuzoi në emër të Asociacionit e Demarkacionit

Must Read

foto68

Grupimi më i ri politik  nga ish-anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Fraksion Plus, ka vlerësuar se partitë opozitare nuk mund  të sjellin ndryshime pozitive për të ardhmen, shkruan GazetaBlic.

Sipas Fraksion +, opozita e bashkuar ka abuzuar duke u thirrur në kauza të mëdha, siç është ajo për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Më poshtë, e shihni të plotë komunikatën e tyre:

 

Heshtja dhe bojkoti pas dështimit të ‘kauzave’ kërkon një opozitë të re në Kuvend

Pas dështimit të opozitës me sektën skizmatike-anarkiste të VV në ballë të saj, Fraksion +, gjendjen politike në vend e sheh si shumë apatike, ndërsa opozitën të pashpresë për të qenë faktor ndryshimi pozitiv në të ardhmen. Subjektet e kësaj opozite si duket nuk mësuan nga dështimet nga koha e VLAN-it, kur për 6 muaj e mbajtën peng Kosovën, me gjithë shumicën parlamentare në koalicion. Së fundi, ky front opozitar, në vend të debatit demokratik në interes të vendit, abuzoi në emër të kauzave kundër Asociacionit dhe Demarkacionit, duke sjellë vetëm dëme përmes bllokadës institucionale dhe ultimatumeve, të mbështetur me vezë e gaz, e deri tek metodat vandaliste me gurë e mollotov, me të cilat në fakt, nuk i mbyllet, por i hapet edhe më shumë rruga ndërhyrjeve të Serbisë në Kosovë.

Me këto metoda jo dinjitoze dhe të dëmshme për Kosovën, me veprimet e dhunshme dhe bllokuese të punës së Kuvendit, mëpastaj edhe me bojkotin e këtij institucioni, deputetët aktual të opozitës e kanë të humbur legjitimitetin qytetar. Kjo opozitë pos anarkisë, frenimit të zhvillimit institucional dhe kaosit të dëmshëm, deri më sot nuk i solli asgjë të mirë Kosovës. Fraksion + konsideron se qytetarët Kosovës do t’i braktisin një herë e përgjithmonë deputetët e politikanët e këtillë, të padobishëm për Republikën. /GazetaBlic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img