25,10,2025

Fotolajm: Diktatori Enver Hoxha, hero kombëtar i Serbisë

Must Read

enver-hoxha

Edhe nëse ndodh që Shqipëria t’i heqë dekoratat e titujt, diktatori e ka të sigurt lavdinë që ia njeh Serbia.

Sot mbushen 31 vjet nga dita, kur vdiq diktatori Enver Hoxha. Edhe pse ka kaluar kaq shumë kohë, ka njerëz, madje edhe media që e kthejnë në kujtesë dhe jo për veprat kriminale që kreu për 50 vjet.  Ka nostalgjikë që i shkojnë ende tek varri e përkujtojnë, ka media që e sjellin vazhdimisht në vëmendje pa prekur thelbin e krimeve të tij. Ka politikanë që e vlerësojnë ende. Por një e vërtetë rreth gjithë krimeve të tij ende nuk ka dalë në dritën e botimeve. Herë pas here dalin detaje, por që nuk e përmbledhin të plotë veprën e tij kriminale.

Një iniciativë e deputetëve të PDIU-së, Mesila Doda e Shpëtim Idrizi, tenton të heqë dekoratat atyre që kanë kryer krime në komunizëm. Diktatori Enver Hoxha është i pari që do të duhet të humbasë titujt, të cilët me sa duket ende i ka nëpër dokumentacionet e shtetit shqiptar.

Por edhe nëse ndodh që në Shqipëri t’ia heqin dekoratat e titujt, diktatori Enver Hoxha e ka të sigurtë që në Serbi do të vazhdojë të jetë hero kombëtar. Fotografia e botuar nga 27.al, konfirmon këtë trofe të diktatorit, marrë nga Serbia në vitin 1946.

Në fakt, e meriton këtë titull se është udhëheqësi që vrau pa mëshirë popullin e tij, jo vetëm ata që i eliminoi fizikisht, por vrau lirinë e një populli të tërë për gjysëm shekulli. Pasojat e atij sistemi Shqipëria po vazhdon t’i vuajë edhe sot.

 

enver hoxha hero kombetar i serbise

enver-hoxha-tito-beograd-1946-4

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img