07,05,2024

Fotoja e babadimrave të Prishtinës po bën xhiron në mediat e botës

Must Read

Fotografi të qindra personave të veshur në tesha të babadimrit, tash pasi festat e fundvitit po afrohen, janë duke u publikuar në mediat e botës. Pjesë e këtyre kolazheve fotografike është edhe një fotografi e shkrepur në Prishtinë, ku shihen dy babadimresha, të cilat i kanë veshur edhe fëmijët e tyre që i mbajnë në karrocë me tesha të babadimrit.

Një artikull i shkruar për babadimrat e botës, ku janë të publikuara me dhjetëra fotografi të shkrepura në të gjitha anët e botës, po zë vend edhe fotografia e gazetares Zana Cimili bashkë me motrën e saj Nora Cimili. Të dyja, në një organizim që u bë javën e kaluar në Prishtinë për të vrapuar me tesha të babadimrit, i kanë veshur edhe fëmijët e tyre dhe kanë dalë në vrapim.

Kjo fotografi është pjesë e fotografive më të famshme të babadimrave që po publikohen në mediat e botës.

Duke dashur që ky artikull të tregojë se si duken babadimrat e botës në afërsi të festave të fundvitit, agjencia e lajmeve AP kishte realizuar këtë fotografi të motrave Cimili me fëmijët e tyre, e që kjo fotografi tanimë u bë pjesë e fotografive të famshme të babadimrave në botë.

Në këtë vrapim që u mbajt në Prishtinë, morën pjesë qindra qytetarë dhe qëllimi i këtij organizimi ishte të ngritët një fond për familjet që janë në nevojë në Kosovë dhe t’u ndihmohet atyre nga vrapuesit e veshur si babadimra.

Këto janë fotografitë tjera të babadimrave në botë që u zgjodhën të dalin në mediat ndërkombëtare:

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img