Për këtë fotografi kanë raportuar të gjithë mediat e rajonit e një ndër to është edhe portali serb b92, i cili shkruan se Veseli është zyrtari i parë në rajon që ka arritur të fotografohet me Trumpin.
“Të dashur miq, Sapo pranova fotografinë zyrtare nga takimi që pata ditë më parë, në Uashington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump”, ka shkruar kryeparlamentari Veseli.
Më pas media në fjalë përmes këtij artikulli bënë një përmbledhje që tregon se si SHBA mbështet Kosovën, por edhe rikujton se Donald Trump nuk do të ndryshon qëndrimin ndaj shtetit të Kosovës, transmeton lajmi.net.
Ambasadorja e re e SHBA-së, Niki Haley ka thënë se Kosova “meriton të jetë anëtare e OKB-së”.
Përveç kësaj, në artikull thuhet se Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump i dërgoi një letër javën e kaluar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili e përgëzoi për përvjetorin e pavarësisë.
Në letrën e Trumpit thuhet po ashtu se SHBA nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës dhe se do të vazhdoi të mbështes gjatë shtetëndërtimit.
Përveç B92, edhe mediat tjera në Serbi, si agjencia shtetërore Tanjug, gazeta më e madhe Blic, etj, kanë raportuar për fotografinë e Veselit me Trumpi.
Të kujtojmë se Veseli është lideri i parë në rajonin tonë që bënë fotografi zyrtare me presidentin Trump. /Lajmi.net/
I expressed my deep gratitude to President @realDonaldTrump over US support for #Kosovo. We’re blessed w/ the alliance btwn our two peoples. pic.twitter.com/8LcYxPyX3b
— Kadri Veseli (@KadriVeseliKS) February 22, 2017