24,04,2024

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Must Read

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, thotë se zbulimet e fundit mund të ndryshojnë mënyrën se si e shikojmë evolucionin njerëzor.

Gjetjet, të cilat do të publikohen këtë javë një revistën shkencore “Elife” përfshijnë zbulimin e një shpelle të dytë me fosile të species me tru të vogël të quajtur hominin “Homo Naledi” dhe moshën çuditërisht të re të fosileve.

Kockat e gjetura në këto shpella të pasura me fosile në verilindje të Johanesburgut, fillimisht mendohej se ishin mbi 2 milion vjet të lashta, duke i bërë këto specie, kandidatë për paraardhës të mundshëm të njerëzimit.

Madje disa në komunitetin shkencor shtruan pyetjen për “hallkën e munguar” në lidhjen mes majmunit dhe njeriut. Disa prej këtyre zbulimeve bien ndesh edhe me teorinë e Darvinit.

“Ka kaq shumë territor ende të paeksploruar; aq shumë zbulime që duhen bërë saqë ne tani po hyjmë në atë që mendoj se është një epokë e artë”, tha zoti Hawks.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img