Forumi i gruas së LDK-së,të udhëheqyr nga kryetarja Lirije Kajtazi, me rastin e shënimit të 27 vjetorit të themelimit dhe 7 Marsit,Ditës së Mësuesit ka vizituar shkollën e parë shqipe në Korçë.
Në këtë takim ku morën pjesë kryesia e FG dhe përfaësues të degëve të këtij forumi, Ferizajn e përfaqësoi Sadete Lohaj.
“Ishte emocion i veçantë të jesh në vendin ku për herë të parë filloi të shkruhej shqip, aty ku u mboll fara për zhdukjen e analfabetizmit dhe u vunë themelet e arsimit shqip. Gjatë kësaj vizite shkollës së parë shqipe në Korçë patëm takim edhe me z. Ledina Alolli, kryetare e Partisë Demokratike dhe me shumë anëtare tjera të kësaj partie. Ishte një rast ku shkëmbyem përvoja në lidhje me rolin e femrës në politikë si dhe në avancimin e tyre” ka thënë Sadete Lohaj.