03,05,2024

Formohet Shoqata e përpunuesve të drurit në Greme të Ferizajt

Must Read

Ferizaj.14.02.2017. Tanimë është fakt që tash e sa vite fshati Greme është shndërruar në një qendër industriale për përpunimin e drurit me një numër të madh të këtyre bizneseve, të cilat furnizojnë gjithë Kosovën dhe më gjerë me produktet e tyre. Në këtë formë ato kanë qenë për shumë vite dhe janë akoma një shtyllë e fuqishme ekonomike e qytetit të Ferizajt, të cilat kanë gjeneruar një numër të madh të të punësuarve, duke rritur  në këtë formë mirëqenien e qytetarëve të Ferizajt.

Këto biznese kanë arritur suksese të tyre në fuqizimin dhe konsolidimin e tyre me forcat e tyre individuale, përkundër vështirësive që i kanë pasur dhe në këtë kontekst përkrahja institucionale ka munguar.

Në një situatë të tillë kur këto biznese ballafaqohen me shumë vështirësi të përbashkëta lindi nevoja për themelimin e një Shoqate të këtyre bizneseve e cila do t’i mbronte  interesat e tyre dhe do t’i  tejkalonte vështirësitë me të cilat ballafaqohen ato.

image-0-02-05-289cab91d0e5b1a12b853d3663346acc679c371a4a6fe091cb5e933e07bd1848-V

Andaj më datë 13.02.2017 u mblodhën 55 Biznese të prodhimit të Mobilieve në fshatin Greme dhe themeluan Shoqatën e përpunuesve të drurit, ku me shumicë votash Kryetar i kësaj shoqate u zgjodh Gazmend Murseli. Në këtë mbledhje u emërua edhe kryesia e shoqatës prej 6 anëtarëve të cilat janë Arben Rexhepi,  Gazmend Ahmeti, Armend Aliu,  Remzi Omuri, Burhan Mani dhe Dashnim Kosumi.

Kjo shoqatë do t’i adresoj në formën zyrtare të gjitha kërkesat dhe nevojat e këtyre bizneseve tek institucionet kompetente. Kërkesa për përkrahje institucionale në hartimin e politikave ekonomike në favor të bizneseve, lehtësime tatimore, grante dhe subvencione biznesore, lehtësira në eksportim apo qasje dhe depërtimin në tregun ndërkombëtar, konkurrencë korrekte dhe të drejtë etj.

Aktiviteti i saj do të zgjerohet edhe promovimin e bizneseve nëpër panaire të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, bashkëpunime me asociacionet dhe shoqatat e profilit të njëjtë jashtë vendit, bashkëpunime me operatorët e ndryshëm ekonomik e tregtar etj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img