Ferizaj

Formohet Komiteti për Zhvillim Ekonomik

By FerizajPress

June 14, 2018

Paraditen e sotme, Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi ka mbajtur takimin me qëllim formimin e Komitetit për Zhvillim Ekonomik. Pas diskutimeve nga të pranishmit dhe pajtueshmërisë së plotë u zgjodhën anëtarët e këtij mekanizmi në këtë përbërje:

1.Lulzim Abazi – Kryesues; 2.Denis Rashiti – Anëtar; 3.Shkelzen Selmani – Anëtar; 4.Enver Haliti – Anëtar; 5.Ferat Neziri – Anëtar

Ky komitet është trupë e Kuvendit të Komunës, përkatësisht komitet joobligativ, punët e detyrat e së cilës janë të përcaktuara në Statutin e Kuvendit të Komunës dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.