27,11,2024

Formohet Këshilli profesional i ekspertëve në fushën e mjedisit dhe urbanizmit

Must Read

Ferizaj.23.01.2018. Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu, pasditen e së hënës, ka mbajtur një takim me ekspertë të fushave të urbanizmit me ç’rast ka formuar edhe një Këshill të ekspertëve që do të merren kryesisht me punë të urbanizmit.

Sipas drejtorit Aliu, ky Këshill përbëhet nga 12 anëtarë dhe do të merren me çështjet urbanistike.

“Sot arritëm që të formojmë Këshillin. Ky këshill do të jetë këshill konsultativ, duke u bazuar edhe ne Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe ka qenë e drejtë e Kryetarit të Komunës për të formuar trupa këshilluese të cilat kanë munguar në komunën tonë.
Ky këshill i ka 12 anëtarë dhe do të luaj rolin konsultativ dhe do të jep kontributin e vet në faza të ndryshme që na presin si në Planin Zhvillimor Komunal por edhe në hartimin e hartave zonale, një diçka që është shumë e nevojshme dhe e domosdoshme”, është shprehur drejtori Aliu.

Numri një i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu, ka thënë se ky hap për formimin e këtij këshilli është ndërmarr duke parë gjendjen e qytetit në aspektin e urbanizmit.

“E ardhmja e qytetit në aspektin e urbanizimit është shumë e rëndësishme, evitimi i kaosit që ka ekzistuar deri tash, barra e asaj se çfarë Ferizaj do të jetë në të ardhmen është shumë e madhe dhe me të drejtë edhe kryetari, por edhe unë si drejtor i urbanizimit nuk kemi dashur ta marrim këtë peshë vet, por do të konsultohemi me ekspertë për të ardhmen e urbanizmit e cila do të bazohet në profesionalizëm”, ka thënë drejtori Aliu.

U bë e ditur se ky Këshill do të mblidhet sa herë që është nevojë dhe do të diskutoj për secilin problem veç e veç. Në këtë këshillë janë të angazhuar arkitekt, gjeodetë, ekspertë të hidros, inxhinierë etj.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img