19,05,2024

Formohet bordi i ndërmarrjes “Ambienti”

Must Read

Ndërmarrja “Ambienti” e cila u formua me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, shumë shpejt do ta ketë edhe menaxherin e saj.

Kryesuesi i Komisionit të aksionarëve të ndërmarrjes “Ambienti” Ramadan Baliu, përmes një konference për gazetare ka thënë se kanë marr vendim për të emëruar bordin e përkohshëm deri në zgjedhjen e re të bordit.

“Bordi përbehet prej 5 anëtareve duke filluar nga Shefqet Bajrami magjistër i ekonomisë, Xhafer Mehmeti po ashtu ekonomist i diplomuar, Artan Ajvazi jurist, Betim Shabani inxhinier dhe Ilire Bytyqi ekonomiste. Ne kemi emëruar këtë bord për ta funksionalizuar ndërmarrjen “Ambienti” e cila ndërmarrje duhet të kryej shumë aktivitete të rëndësishme të lidhura me ambientin në komunën tonë, duke filluar nga menaxhimi i parkingjeve të qytetit, pastaj menaxhimin e hapësirave publike të gjelbëruara, pastrimin e trotuareve, nënkalimeve si dhe varrezave”, ka thënë Baliu.

Sipas Baliu, ky bord i cili është emëruar do të funksionalizohet, ndërsa për një kohë do të punojë pa pagesë për shkak të asaj se nuk ka të hyra tash për tash, sepse është ndërmarrje e sapo formuar.

U bë e ditur se bordi i kësaj ndërmarrje shumë shpejt do të shpall konkursin për një menaxher të ndërmarrjes, i cili pastaj me bordin do të funksionalizojë të gjitha organet juridike dhe do të hy në funksion menaxhimi i kësaj ndërmarrje.

13962859_1226739967360824_1264933501501977373_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img