26,12,2024

FOPOR: Zgjidhja për teatro të bëhet përmes nismës legjislative

Must Read

Ferizaj,15 prill 2016: Forumi Politik i të Rinjve (FOPOR) javë më parë ka organizuar një peticion me artistë të Komunës së Ferizajt, përkrahja e së cilëve ka sjell para presionit pushtetin komunal lidhur me funksionalizimin dhe zbatimin e ligjit për teatro. Ky peticion i përkrahur nga 50 artistë ferizajas është dorëzuar në Komunën e Ferizajt, në Ministrinë e Kulturës,Rinisë dhe Sportit si dhe dhe në Ministrinë e Financave. Fillimisht, pushteti komunal shprehej se kjo kompetencë, zbatimi i ligjit, saktësisht pjesa ku flitet për punësimin e aktorëve, i takon Ministrisë së Kulturës,Rinisë dhe Sportit, porse rezultoi  e kundërta. Kjo kompetencë edhe me ligjin kontestues për teatro është nën kompetencën e plotë të Komunave përkatëse.

Gjatë kësaj kohë, janë zhvilluar disa takime në mes pushtetit komunal dhe artistëve, sic është takimi i komunitetit artistik të Ferizajt me kryetarin e Komunës së Ferizajt, z. Muharrem Svarqa si dhe takimi së fundmi i drejtorit për kulturë në Ferizajt me homologët e tij nga shtatë (7) qendra të Kosovës. Ndonëse u konstatua problemi i njejtë pothuajse në të gjitha komunat (6 pjesëmarrëse në takim), u rekomandua që “Të njoftohet me një letër-rekomandim Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) dhe Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit lidhur me problemet me të cilat ballafaqohen këto teatro”.

Forumi Politik i të Rinjve duke e vlerësuar si humbje kohe përfshirjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës, në adresimin e çështjes së funksionimit të teatrove nëpër komuna, për shkak të rolit krejtësisht formal-këshillues që ka kjo organizatë, PROPOZON që me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të qëndrueshme për teatrot, rritjes së bashkëpunimit në këtë çështje të qendrave kryesore në Kosovë, garantimit të një stabiliteti të aktivitetit teatror nëpër komuna, Komunat pjesëmarrëse në takimin e datës 16 mars 2016 (Ferizaj, Gjakova,Peja, Prishtina, Mitrovica, Gjilani) ku temë e këtij diskutimi ishte: Çështja statutore e teatrove në shtatë qendrat rajonale të Republikës së Kosovës”, në bashkëpunim me komunitetin artistik në qendrat përkatëse të NDËRMARRIM NISMË LEGJISLATIVE PËR NDRYSHIMIN-PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR TEATRO. Kjo e drejtë njihet edhe në ligjin nr.04/-L-025 për Nismat legjislative, saktësisht në nenin 5, pika 1.4  ku thuhet se të drejtën për propozimin e një nisme legjislative e kanë të pakën 10,000 qytetarë me të drejtë vote.

Përveç kësaj, FOPOR konsideron se për të dëshmuar angazhimin real në adresimin e drejtë të kësaj çështje duhet të formohet një KOMISION NDËRKOMUNAL PËR TEATRIN, roli i së cilit do të ishte përgatitja e propozim-zgjidhjes ligjore për funksionimin e teatrove nëpër komuna.

FOPOR vlerëson se një ligj i tillë ose duhet të zbatohet (duke u ndryshuar) ose duhet të shfuqizohet. Gjendja pezull e zbatueshmërisë së këtij ligji krijon absurde juridike dhe pamundësi për të përfituar të drejtat përkatëse përmes saj. Ne besojmë se me vullnetin dhe angazhimin real të drejtorëve të drejtorive komunale të kulturës në qendrat kryesore të vendit dhe jo vetëm, por edhe me angazhimin e shoqërisë civile në adresimin e kësaj çështjeje, duhet të ndodh ndryshimi në funksionalizimin e institucionit më të lartë kulturor në nivel lokal – teatrove.

Kjo gjë mund të arrihet me unifikimin dhe këmbënguljen e komunitetit artistik dhe drejtuesve të politikave kulturore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img