Fondacioni i cili mbanë emrin e biznesmenit të njohur dhe liderit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka ndihmuar edhe në Ferizaj 1000 familje me pako ushqimore.
Në këtë aksion të shpërndarjes së ndihmave ka ndihmuar në organizim edhe këngëtari ferizajas Labinot Tahiri, i cili është kujdesur që ky aksion të shkoi sa më mirë.
“Aksioni pothuajse ka qenë i kryer por kam marrë aksionin së bashku me Behgjet Pacollin dhe kemi organizuar Brenda 24 orëve që edhe Ferizaj të mos mbetet pa marrë ndihma. Janë këto pako me gjëra ushqimore ku vlera e përgjithshme e kësaj ndihmë është 15 mijë euro” tha Labinot Tahiri.
Për këtë shpërndarje nuk ka pasur ndonjë përzgjedhje por ndihmat janë dhënë për të gjithë ata që janë lajmëruar dhe të gjithë ata që kanë nevojë.
Për këtë edhe qytetarët ishin shumë falënderues,ku siç thane, do tu lehtësoi sadopak që këtë festë ta kalojnë më mirë.