“Fluturon” çmimi i vajit në Kosovë
Ngritja e çmimeve në produktet bazike po vazhdon në Kosovë.
Së fundmi është ngritur sërish çmimi i vajit në 2.19 euro, e në disa vende raportohet se çmimi ka shkuar edhe në 2.29 euro.
Por nuk është vetëm ngritja e çmimit që po shkakton tollovi nëpër markete.
Ka filluar një panikë që jo vetëm se do të ketë ngritje por do të ketë problem edhe me mungesën e këtij artikulli.
Për këtë orëve të mbrëmjes nëpër marketet e Ferizajt është rritur kërkesa për këtë artikull.
Porn ë një market në qendër të Ferizajt derisa qytetarët merrnin këtë artikull në sasi më të madhe se zakonisht shiheshin punëtorët duke nxjerrë nga tepot paleta me vajë Luledielli.
Në pyetjen e gazetarit të Ferizajpress, se pse kjo tollovi, apo vërtet ka mungesë të këtij artikulli punëtorja e marketit përgjigjes si me humor:
“Kemi sa të doni, vetëm a keni para me ble, nuk kemi mungesë”
Ndryshe, muajt e fundit në Kosovë janë ngritur çmimet e shumë produkteve bazike si mielli, vaji, çmimet e karburanteve e shumë të tjera