24,12,2024

‘Fluturojnë’ çmimet e derivateve në Kosovë, një litër benzinë 1.89 euro

Must Read

Edhe sot çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rritje. Çmimi i naftës ka arritur në 1.87 centë nga 1.82 sa ka qenë dje. Kurse benzina sot po shitet me 1.89 euro, nga 1.84 centë sa ka qenë ditën e djeshme.

Demokracia.com ka raportuar se Qeveria pritet ta bëjë së shpejti një ndërhyrje me anë të një vendimi.

Sipas një vendimi që pritet të merret, 2 deri në 3 centë do të përcaktohet fitimi për një litër naftë për shitësit me shumicë, ndërsa 6-10 centë për shitësit me pakicë.

“Pritet që 2-3 centë do të jetë fitimi për një litër naftë për shitësit me shumicë, ndërsa 6-10 centë do të jetë fitimi për litër për shitësit me pakicë. Ndërsa, 10 centë për litër do të jetë fitimi për shitje me pakicë për subjektet që nuk janë importuese”.

Vendimi parashihet të jetë për një periudhë 90-ditore dhe më këtë vendim është propozuar që çmimi i naftës të zbritet 10 deri 12 centë.

Edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës, me të cilin do t’i “mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img