01,12,2025

Fluks i lartë i kosovarëve këtë fundjavë drejt Shqipërisë

Must Read

Dhjetëra mjete dhe autobusë kanë hyrë në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të sotëm me destinacion zonat bregdetare dhe Tiranën.

“Do shkojmë në Tiranë, në vendin tonë. Nuk jemi jabanxhinj”, shprehet një qytetar, raporton Tch.

“Do shkojmë në Sarandë. Por edhe në qytete të tjera. Rrugës do ta vendosim”, thotë një tjetër.

Kufirin e Shqipërisë e kanë kaluar 1500 shtetas me 400 automjete. Ky fluks është përballuar nga punonjësit e doganës me 5 sportele funksionale.

Edhe pse veriu i vendit është përfshirë nga erëra të forta dhe shi dhe në zonat malore reshje bore, udhëtarët nga Kosova nuk kanë patur probleme me qarkullimin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj nderon 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, Pavarësisë dhe të gjithë Dëshmorëve të Kombit

Ferizaj sot u bashkua me mbarë kombin shqiptar në shënimin e 28 Nëntorit, ditës më të rëndësishme të historisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img