29,04,2024

Florim Bajrami emërohet Nënkryetar i Komunës për komunitete në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.20.08.2018. Florim Bajrami sot ka pranuar vendimin e emërimit nënryetar i Komunës së Ferizajt për Komunitete.
Kryetarja e Asamblesë Komunale në Ferizaj, Kristina Gashi-Bytyqi, në prani të zëvendës Ministrit Qazim Rrahmani i ka dorëzuar vendimin e emërimit nënkryetar i Komunës së Ferizajt për komunitete Florim Bajramit.
Me këtë rast kryetari i PAI-së ,dega në Ferizaj ka falënderuar të gjithë asamblistët e Ferizajt për besimin e dhënë Florim Bajramit.
“Ne falënderojmë kryetarin e Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu dhe të gjithë asamblistët e Kuvendit të Ferizajt, që mirëkuptuan, i besuan dhe votuan për z. Mr Florim Bajrami, që të gëzoj këtë pozitë në të mirën dhe promovimin e komuniteteve në Ferizaj.
Ndryshe Florim Bajrami vie nga subjekti politik i PAI-së dega në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img