16,05,2024

FLORIAN MARKU MË 5 TETOR NDEZ FERIZAJN

Must Read

Gladiatori shqiptar i njohur për luftërat e tij në kafaz, Florian Marku, ka dalë me datën e saktë të mecit të tij të rradhës.

Një javë pas intervistës ekskluzive dhënë për Arena Sportive në RTK, ku Marku e kishte prezantuar lëndimin e tij në dorën e djathtë, ai tashmë e ka zbuluar enigmën e rradhës.

Dueli i Florian Markut me rusin Sergey Klyuev do të mbahet definitivisht më 5 Tetor.

Marku ka rekord prej 6 ndeshje dhe po aq fitore, ndërsa rusi Klyuev ka 6 fitore e 1 humbje.

Ky meç sikurse edhe nata e gladiatorëve tjerë do të organizohen për herë të parë në Pallatin e Sporteve Bill Klinton në Ferizaj.

Nga organizatorët është paralajmëruar që përveç duelit kryesor të mbrëmjes mes Markut dhe Klyuev, do të ketë edhe luftëra tjera në artet marciale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Afrim Kurti zgjidhet kryetar i Klubit të Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj

Klubi i gazetarëve "Haki Braha" në Ferizaj, në kuvendin e mbajtur me 15.05.2024, në mënyrë unanime ka zgjedh gazetarin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img