28,11,2024

Flet zyrtari i Komunës së Ferizajt që po akuzohet se bëri seks në zyrë me të miturën (Video)

Must Read

Ferizaj.09.02.2018. Rexhep Bajrami, shef i Zyrës për Komunitete në Komunën e Ferizajt, të mërkurën është suspenduar nga puna, me vendim të kryetarit të Komunës.

Kjo pasi Bajrami, pjesëtar i komunitetit ashkali, po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale brenda zyrës së tij, në objektin e Komunës së Ferizajt, me një 15-vjeçare, me nacionalitet shqiptare.

Bajrami, në një intervistë për arbresh.info ka hedhur poshtë akuzat se në zyre ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, për të cilën thotë se e njehë që nga muaji prill i vitit të kaluar.

E mitura E.B, është nxënëse në klubin e karates ku pronar është Rexhep Bajrami.
Sipas tij, vajza në zyre nuk kishte qëndruar me shumë se 5 minuta.

Trajneri i karates tha se vajza gjendej në zyrën e tij për të kërkuar nga ai shumën prej 10 euro që asaj i nevojiteshin për të blerë një palë syze.

Ai ngritë dyshime se rasti në plotni është montuar.

53 vjeçari drejton gishtin kah zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besart Jashari.

Ai thotë se prindi i zv/ministrit është sigurim në Komunën e Ferizajt dhe tash e një kohë të gjatë po tenton të largojnë atë nga kjo pozitë.

Bajrami akuzon vajzën se përdorë drogë dhe merret me gjëra tjera të cilat e kanë devijuar.

Madje, 53 vjeçari pretendon se i dashuri i vajzës e ka shtyer të mituren që herën e parë ta denoncojë atë për ngacmim seksual.

Për rastin e fundit Rexhep Bajrami, në polici thotë se ka deklaruar se 15-vjeçarja kishte ardhur tek ai në zyrë për t’i kërkuar para dhe se për një gjë të tillë e ka dërguar prindi i saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img