25,11,2024

Flasin deputetët që ishin te Ambasada Amerikane për demarkacionin

Must Read

E pas takimit që pati me deputetët të LDK’së, Delawie ka ftuar në ambasadën amerikane deputetët kundërshtues brenda PDK’së.

Shaip Muja, Nait Hasani, Labinotë Demi Murtezi e Raif Qela ishin pjesë e takimit që u zhvillua sot nga ambasadori Greg Delawie.

Këtë e ka konfirmuar për Express, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja i cili pranoi se temë e këtij takimi ishte Demarkacioni.

“Po është e vërtetë se ka pasur takim. Unë e kam njoftuar ambasadorin lidhur me angazhimin tim konstruktiv  nga 2015-ta pra që ka shkelje në pjesën procedurale  edhe në pjesën hartografike. Unë jam i vetmi deputetë që kam protokoluar në Parlament tri herë propozime se si të dilet nga kriza që është krijuar dhe kërkesa që të dilet nga kriza duke e pranuar këtë  opsion për mua është i papranueshëm”, u shpreh Muja. Ndërkaq bëri të ditur se qëndrimin sa i përket Demarkacionit nuk e ka ndryshuar.

 “Unë nuk kam ndërruar qëndrim. Qëndroj mbrapa versioneve të cilat unë i kam dhënë në parlamentin e Kosovës. Në takim me ambasadorin ishim unë Nait Hasani, Raif Qela dhe Labinotë Demi Murtezi”, tha Muja.

Ky takim duket se nuk ia ka ndryshuar mendjen për Demarkacionin as Labinotë Demë Murtezit deputetës së PD’së e cila është pjesë e Grupit Parlamentar të LDK’së.

Ajo pranoi të martën për Express për ftesën e bërë nga ambasada amerikane duke treguar edhe arsyet e këtij takimi.

“Ne ishim në një takim me ambasadorin Delaëie në ambasadën amerikane. Patëm një bisedë njëorëshe rreth demarkacionit, secili shprehi shqetësimet e veta në lidhje me mospajtimet për këtë forme të demarkacionit me Malin e Zi. Ishte bisedë konstruktive, pa tentativë në insistime për të na e ndryshuar mendimin”, tha ajo.

Kujtojmë se këto takime vijnë një ditë para seancës plenare të Kuvendit të Kosovës të caktuar për mocionin e mosbesimit të Qeverisë e të kërkuar nga opozita dhe e përkrahur nga tetë deputetë të koalicionit qeveritar.

Takimi i Delawie me deputetët e Kuvendit, vjen pas dështimit të Qeverisë të hënën që ta procedojë Ligjin për Demarkacion në Kuvendin e Kosovës./D.K/GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img