Kastrioti ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në hendboll.
Kastrioti të shtunën në Ferizaj fitoi ndaj Trepçës me rezultat 50:25.
Felippe Teixeira u shqua me efikasitet, përkatësisht me 11 gola.
Shtatë i realizoi Ledri Mustafa. Te mitrovicasit u dallua Amar Mujka me nëntë gola.
Kastrioti i prinë rënditjes tabelore me 46 pikë.

