15,09,2025

Filluan “Ditët e Kulturës” në Komunën e Ferizajt

Must Read

Ka nisur sot në Ferizaj,  manifestimi tashmë tradicional “Ditët e Kulturës”, një eveniment i kulturës i cili për disa ditë para ferizajasve do të ofrojë shumë aktivitete kulturore.

Hapja solemne u bë në sheshin e qytetit me një program të pasur kulturo-artistik të përgatitur me rastin e 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, e  cila ka thënë se aktivitete në kuadër të ‘Ditëve të Kulturës”, janë aktivitete shumë të rëndësishme për Komunën e Ferizajt. Me këtë rast fëmijët patën rastin që të takohen nga afër edhe me përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ushtarë të FSK-së, por edhe me mjek dhe infermier nga qyteti i Ferizajt.

Manifestimi “Ditë t e Kulturës” do të mbahet deri me datën 12 qershor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img