17,05,2024

Filluan aktivitetet në akademinë e hendbollit

Must Read

Këto ditë kanë filluar aktivitetet për jetësimin e akademisë së hendbollit në Ferizaj, e cila u themelua në tetor të vitit të kaluar. Kryetari i Komunës Muharrem Svarqa priti udhëheqjen e Federatës së hendbollit dhe drejtues të akademisë, për të bashkëbiseduar lidhur me rrjedhën e mëtejme të punëve. Me këtë rast u tha se tashmë ka filluar përzgjedhja e fëmijëve dhe e të rinjve që do të përfshihen në stërvitje për t’u bërë hendbollistë.
Koordinatori i akademisë, Ismet Jupa, bëri të ditur se gjatë ditëve në vijim, në bashkërendim me arsimtarët e kulturës fizike, do të formohen grupet e para të talenteve të hendbollit, me të cilat do të punohet për avancim të mëtejshëm.
Akademia e hendbollit synon angazhimin e sa më shumë të rinjve për t’u marrë me sportin e hendbollit dhe me zhvillimin psikomotorik të të rinjve, kryesisht të moshave jomadhore.
Ky është një pilot projekt një-vjeçar me mundësi vazhdimi. Sipas marrëveshjes së themelimit, Komuna e Ferizajt e ka për obligim sigurimin e mjediseve të përshtatshme për funksionimin e akademisë, kurse Federata e Hendbollit e Kosovës është përgjegjëse për organizimin e mbarëvajtjes së punës, sipas planit operacional, për angazhimin e ekspertëve të hendbollit dhe për furnizimin e akademisë me rekuizita dhe mjete të nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img