Lajme

Fillon votimi presidencial në New York

By FerizajPress

April 19, 2016

Në New York ka filluar votimi presidencial, përderisa demokratja Hillary Clinton dhe republikani Donald Trump po shpresojnë për fitore të mëdha në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Votimi është hapur në orën 6:00 të mëngjesit dhe do të mbyllet në 9:00 të mbrëmjes .

Me të drejtë vote në New York janë regjistruar 5.8 milionë demokratë dhe 2.7 milion republikanë.