07,09,2025

Fillon votimi në referendumin e PS-së

Must Read

Edi-Rama-voton-në-referendumin-e-PS-së-642x358

Anëtarësia e Partisë Socialiste të Shqipërisë po voton këtë të shtunë në referendumin e thërritur nga Kongresi mbi çështjen e mandatit të kryetarit.

Dhe për të ftuar anëtarët që të shprehin me votë në referendum mendimin e tyre për këtë çështje, kryeministri Edi Rama ishte ndër të parët që votoi.

Ai u paraqit në njësinë administrative të Dajtit dhe pas hedhjes së fletës së votimit ku i është përgjigjur me “Po” ose “Jo” pyetjes së ngritur në referendum, Rama foli shkurt për mediat.

“Ky është një moment i rëndësishëm jo vetëm për socialistët, pasi është hera e parë që një parti politike në Shqipëri i drejtohet një referendumi. Referendumi u jep mundësi anëtarëve që të bëhen pjesë e marrjes së vendimeve në parti”, tha Rama.

Më tej, kryeministri u ndal edhe tek fushata e anëtarësimeve të reja duke ritheksuar se objektivi është arritja e 150 mijë anëtarëve./Top Channel

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

Me datën 05.09.2025 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar informata për dy raste të vjedhjeve,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img