10,11,2024

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Must Read

Ferizaj.05.10.2016. Nëpër qendrat e mjekësisë familjare në komunën e Ferizajt, që nga dje ka filluar procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal, për fëmijët dhe për të moshuarit.

Përgjegjësja në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj, Shpresa Mustafa tha se këtë vit do të furnizohen më 6 mijë doza vaksina, ndërsa i gjithë procesi pritet të përfundoj brenda muajit dhjetor.

“Zakonisht vaksinat e gripit i marrim në këtë muaj, nga tetori deri në gjysëm të dhjetorit. Tani furnizimi është bërë me vaksina kundër gripit sezonal, kërkesat gjithsejtë për komunën e Ferizajt kanë qenë 6000 doza, por për momentin  na i kanë sjell 3000 dhe pasi të shpenzohen këto do t’i marrim edhe 3000 të tjera. Vaksinat janë të preferueshme për moshat mbi 65 vjet dhe tek të rriturit që kanë sëmundje kronike. Të interesuar ka mjaftë, ka filluar vaksinimi dhe vetëm deri sot janë shpenzu 500 doza”,tha Mustafa.

14536848_10208818126548805_1329925670_o

Të moshuarit që po prisnin në radhë për të marrë vaksinën kundër grupit sezonal, thanë se kjo vaksinë po u ndihmon që të kalojnë më lehtë stinën e dimrit.

“Po na ndihmojnë shumë mirë, si ta marrë këtë vaksinë nuk më bjen gripi, kam ardhë nga fshati Manastirc, jam mundu rrugës, po çka të bëjë, mendova që ta marrë këtë vaksinë që ta kaloj dimrin më lehtë”,tha Ajete Shumolli.

“Shumë mirë që na i kanë sjell këto vaksina, po na ndihmojnë mjaftë shumë, më herët kemi pasur probleme ndërsa tani është shumë më mirë, ne jemi të moshuar dhe po na ndihmojnë mjaftë shumë”,tha Zymer Aliu.

“I kemi marrë edhe vjet, unë nuk shkoj edhe shumë tek mjeku, por kjo vaksinë nëse kam ndonjë virus apo diçka do e mbyt e do ta kaloj më lehtë edhe dimrin”,tha Ramush Tërstena.

Vaksinat kundër gripit sezonal mund të merren pa pagesë në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në Ferizaj, si dhe në të gjitha punktet shëndetësore që funksionojnë nëpër fshatra.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zyrtarët publikë të dhjetë komunave rrezikojnë të mbesin pa paga në nëntor, shkak kontrata kolektive

Zyrtarët publikë të mbi 10 komunave të Kosovës rrezikojnë që mbesin pa paga të muajit nëntor si shkak i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img