27,12,2024

Fillon vaksinimi i fondit blegtoral në Komunën e Ferizajt

Must Read

Drejtoria komunale e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka filluar sot aksionin e vaksinimit të kafshëve të cilat janë pjesë e fermave komerciale, kundër sëmundjeve Clostridiale.
Drejtori i kësaj drejtorie Burim Bajrami, pohoi se duke mbrojtur shëndetin e kafshëve, mbrohet edhe shëndeti i njerëzve, sepse në rast të ndonjë sëmundjeve që prek kafshët shënohen humbje të mëdha për fermat e fermerët.
“Kemi fillu projekti për vaksinimin e kafshëve shtëpiake gjegjësisht të gjedheve dhe deleve për sëmundjet Clostridiale, ndërsa vlera e projektit është dikun mbi 13 mijë euro, ndërsa do të vaksinohen diku 3 mijë krerë gjedhe, 7 mijë e 500 krerë dele, si dhe 200 krerë dhi”, është shprehur drejtori Bajrami.

E nga ana tjetër veterinari ferizajas Agron Halimi, është shprehur se ky projekt është shumë i rëndësishëm për fermerët e Komunës së Ferizajt.
“Është projekt shumë i rëndësishëm, sepse mbron shëndetin e kafshëve dhe shëndetin publik, do të ishte mirë që gama e këtij projekti të zgjerohet më shumë”, ka thënë Halimi.

Ndërkaq fermeri Hamdi Baliu i cili në fshatin Neredime ka një fermë të madhe të deleve dhe qingjave thotë se vet nuk do të mund të kryente procesin e vaksinimit ngase është një proces i kushtueshëm. Ai falënderon komunën për kujdesin që po tregon ndaj fermerëve dhe plotësimin e kushteve që marrja me bujqësi të jetë sa më e lehtë.
Projekti i vaksinimit të kafshëve realizohet për çdo vit, ndërsa komunës së Ferizajt sivjet i ka kushtuar rreth 13 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img