28,04,2024

Fillon rregullimi i sheshit në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.21.03.2017. Pikërisht në Ditën e Pranverës, është vënë edhe gurthemeli për ndërtimin e sheshit të qytetit në Ferizaj. Punimet filluan nga sheshi “Adem Jashari” në Ferizaj, apo platon para komunës.

Gurthemelin për rregullimin e sheshit e bëri numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili vlerësoi këtë projekt si njëri ndër projektet më të rëndësishme të këtij viti.

“Ky projekt komunës së Ferizajt do t’i kushtojë afër 900 mijë euro, do të jetë projekt i shoqëruar edhe me zgjedhje të ndryshme të infrastrukturës nëntokësore, por edhe me pjesë dekorative, mbi sipërfaqe të sheshit i shoqëruar me drunjë dekorativ, ulëse, shporta për mbeturina dhe në të njëjtën kohë do të ketë edhe një fontanë ekstravagante para komunës e cila do t’i jep kuptim këtij qyteti dhe do ta barazojë Ferizajn, me qytete të rëndësishme të shteteve të zhvilluara. Ne po fillojmë sot këtu në mënyrë që mos t’i pengojmë afaristët në zhvillimin e veprimtarive të tyre biznesore, por do të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm që në mënyrë suksesive të dislokojmë punimet ku nuk do të ketë pengesa”, ka thënë kryetari Svarqa.
U bë e ditur se më vonë pas kësaj do të fillojë segmenti i sheshit nga “Naim Beka”, përgjatë rrugës “Dëshmorët e Kombit” deri tek kompleksi i objekteve fetare, ndërsa më vonë punimet do të zhvillohen nga komuna deri tek tregu i gjelbër.
“Mendojë se ky projekt është tepër i rëndësishëm për të gjithë neve, dhe do ta funksionalizojmë edhe më shumë qytetin, por në të njëjtën kohë do të krijojë më shumë hapësira për lëvizje të lirë të këmbësorëve dhe për zhvillim të veprimtarive përgjatë këtyre segmenteve. Në këtë projekt janë konsultuar të gjithë ekspertet e lëmive përkatëse të cilët kanë ofruar zgjidhje më të mira në kuadër të mundësive që ofron qyteti”, ka thënë kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër edhe qytetarët ferizajas, janë shprehur tejet të kënaqur me rregullimin e sheshit, duke theksuar se kjo ka rëndësi tepër të madhe, për shkak të asaj se do të ketë edhe lëvizje më të lirë të qytetarëve.
U bë e ditur se dinamika e punimeve të për rregullimin është 140 ditë, por punimet mund të përfundojnë edhe me herët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj fiton Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave

Ferizaj është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, pasi mposhti në finale Istogun me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img