19,04,2024

Fillon rregullimi i rrugës “Beteja e Koshares”

Must Read

Të hënë në Ferizaj, ka filluar të bëhet rregullimi i rrugës “Beteja e Koshares”.

Për të parë nga afër punimet në këtë rrugë doli edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa me bashkëpunëtoret e tij. Ai këtë rrugë e ka konsideruar të një rëndësie të veçante me vet faktin se lidh dy rrugë kryesore atë “Sejdi Sejdiu” dhe rrugën “Skënderbeu”, ndërkaq një segment tjetër i kësaj rrugë lidhet edhe me rrugën “Mbretëresha Teutë”.

 

“Është një projekt tepër i rëndësishëm i cili i ka munguar qytetit të Ferizajt, jemi këtu në zemrën e qytetit që tregon neglizhencën e të gjitha pushteteve për rrugët në afërsi të qytetit, për rrugët që kanë qenë të pa rregulluara, ndërkaq këtu kemi të bëjmë me specifika tjera kemi të bëjmë me ngritjen e pusetave dhe me rregullimin e kapakëve të pusetave për mbajtjen e peshave mbi 40 tonë, edhe përkundër asaj që kjo rrugë shtrohet me kubëza dhe është paraparë që të qarkullojnë pesha të rënda. Por realisht ne gjendemi pikërisht në njërën degë të lumit Nerodime, e cila për fat të keq me një vendim të para luftës të viteve të 80-ta, ka përfunduar nën tokë dhe ka humbur edhe bukurinë, por edhe funksionin atij lumi. Do të ishte tepër mirë që në ndonjë të ardhme do të ekzistonte mundësia e dikujt qoftë në pushtet sot, ose ata që vinë nesër që të jenë të vëmendshëm dhe ta zbulojnë këtë lum ose t’ja ndërrojnë rrjedhën këtij lumi i cili është tepër i rëndësishëm për qytetin e Ferizajt sepse ne dikur kemi pasur mundësinë që të krenohemi me një lum, ndërsa sot në një mënyrë ky lum më shumë ka pamje të kanalizimit se sa që ka ndonjë funksion tjetër”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se kjo rrugë do të jetë funksionale për qarkullim të lirë të njerëzve.

Nga ana tjetër banorë të kësaj lagjeje thonë se më në fund po bëhet një zgjidhje e përhershme për ta. Thanë se kanë hequr të zinjtë e ullirit nga kjo rrugë tepër e dëmtuar.

Gjatësia e kësaj rrugë edhe mbi 380 metra ndërsa ka një gjerësi prej katër metra e gjysme. Vlera e këtij projekti kap shumën rreth 13 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img