Ferizaj.24.07.2018.Projekti “Dua te shoh si ti” me koordinatore Albulena Nuredini, është në mbështetje të fëmijëve të verbër, dhe ka për qëllim inkuadrimin e nxënësve të verbër nëpër shkolla të rregullta!
Nga që deri tani mundësinë e vetme për shkollim e kanë pasur në Qendrën Burimore në Pejë, pasi mungojnë kuadro të trajnuar për mësimin e nxënësve sidomos shkrimin Breille!
“Ky projekt ka gjetë mbështetje, nga kryetari i Ferizajt Agim Aliu, nga Drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani ku në bashkëpunim kemi menduar të hapim një kabinet në Shkollën e Muzikës në Ferizaj, i cili ditêt nê vazhdim do të filloj të renovohet nga Kompania “BAVARIA”, do të plotësohet me paisje mësimore, për të cilat na kanë mbështetur kompani si ANB Baliu, Uji Miros, Bletaria, Agroocoop etj. Po ashtu, ne kemi produktet tona me llogon tone, dhe pikturat e punuara nga nxënësit e verbër, që do t’i nxjerrim në shitje!Po ashtu kemi realizuar një Mbrëmje poetike dhe muzikore(klasike), ku ka marrë pjesë edhe një pianiste e verbër, Marigona Hamiti, nxënëse e prof. Ilirjana Kuriut, e cila e dëshmoi më së miri që sukseset për këta fëmijë nuk mungojnë nëse gjejnë përkrahjen e duhur” ka thënë Albulena Nuredini, koordinatore e këtij projekti.
Kjo do të ishte një hap i mirë psi ditëve të fundit ka shumë zëra se edhe shkolla e vetme për të vërbër në Pejë mund të rrënohet.