26,12,2024

Fillon ndërtimi sallës së edukatës fizike në Gaçkë të Ferizajt

Must Read

Ferizaj.18.08.2017. Banorët , nxënësit dhe punëtorët e shkollës fillore “Imri Halili” në fshatin Gaçkë i janë gëzuar sot fillimit të punimeve për ndërtimin e sallës së edukatës fizike në afërsi të shkollës.

Në vënien e gurthemelit për ndërtimin e kësaj salle mori pjesë edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa i cili e cilësoi shumë të rëndësishëm për nxënësit dhe gjithë komunitetin , ndërtimin e këtyre hapësirave moderne.

“Sot në fshatin Gaçkë solemnisht po fillojmë ndërtimin e një salle të edukatës fizike e cila do të jetë pjesë integruese e kësaj shkolle që kemi planifiku të lidhet me një hyrje shtesë dhe me një korridor të veçantë me shkollën.
Në këtë mënyrë po mundohemi të krijojmë kushte sa më të mira për nxënësit, por ka mundësi që të organizohen edhe lojëra kampionale këtu në mungesë të këtyre ambienteve në vendet e tjera. Kështu shpresojmë që do të stimulohen edhe talentet rinjë në fusha të ndryshme sportive, por edhe të krijohen hapësira për aktivitete kulturore e të natyrave tjera. Ky projekt vie si rezultat i angazhimit shumë vjeçar i veprimtarëve të LDK-së në këtë lokalitet” tha kryetari Svarqa me këtë rast.

Ndërkaq drejtori për arsim në Ferizaj, Muhamet Halili bëri të ditur se përveç këtij projekti që po fillon sot një projekt i ri do t’i pajisë se edhe sallat e tjera të edukatës fizike këtyre mjete moderne dhe nxënësit do ta kenë kushte më të mira në këtë fillim vit shkollor.

“Shkolla e fshatit Gaçkë ka pasur nevojë kaherë për një hapësirë të tillë për shkak të numrit të madh të nxënësve mbi 400 sish , ndërsa këtë fillim vit sallat e edukatës fizike do të kenë kushte edhe më të mira ngase gjitha sallat e edukatës fizike në komunën e Ferizajt do të pajisen me mjetet e nevojshme nga një projekt i Ministrisë së Arsimit në vlerë rreth 50 mijë euro” tha drejtori Halili.

Kurse udhëheqës të shkollës thanë se po mirëpresin këtë projekt madhor në interes të nxënësve dhe arsimtarëve të shkollës.

Projekti i ndërtimit të sallës së edukatës fizike është projekt 3 vjeçar dhe komunës së Ferizajt do t’i kushtojë mbi 250 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img