25,12,2024

Fillon ‘’Java e aftësisë së kufizuar’’ në Ferizaj

Must Read

Me rastin e 3 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare për personat me nevoja të veçanta, shoqata ‘’Handikos’’ në Ferizaj, ka filluar ‘’Javën e aftësisë së kufizuar’’, përmes së cilës synon të vetëdijësoj qytetarët për të drejtat e personave që i takojnë kësaj kategorie. Për të shënuar këtë datë, shoqata “Handikos” në Ferizaj, ka vendosur pjerrina improvizuese në dy lokalet e qytetit të Ferizaj, për të sensibilizuar shoqërinë mbi qasjen fizike për personat me nevoja të veçanta.

Menaxherja e shoqatës “Handikos”, në Ferizaj Xhemile Murseli, tha se kushtet dhe hapësirat që u ofrohen personave me nevoja të veçanta në Ferizaj, nuk janë në nivelin e kënaqshëm, mirëpo synojnë që përmes kësaj fushate të rrisin ndërgjegjësimin e shoqërisë.

“Sot është vendosur rampa në dy hyrjet e lokaleve të qytetit, këto aktivite që janë planifikuar me këtë rast  janë aktivitete  të cilat tentojnë të promovojmë, të ndërgjegjësojnë shoqërinë mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”,tha Murseli.

Durim Gashi nga shoqata “Handikos” në Prishtinë, tha se në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian, janë duke punuar që personave me nevoja të veçanta, t’u sigurohet një qasje më e lehtë e lëvizjes.

“Këto aktivitete mbështeten nga Zyra e Bashkimit Evropian, aktiviteti ka përfshirë Ferizajn, dy lokale në këtë qytet, ka përfunduar në Prishtinë, do të jetë edhe në Lipjan, të gjitha këto janë si rezultat i bashkëpunimit me Zyrën e Bashkimit Evropian, ku për fokus çdo herë janë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara duke e përfshirë edhe qasjen në objekte të ndryshme dhe nuk mundemi të themi se jemi të kënaqur rreth të drejtave të cilat i posedojnë personat me aftësi të kufizuara, shihet që qasja është e vështirë në qytet dhe institucionet publike, mirëpo  jemi duke punuar në atë drejtim që secili objekt të jetë i qasshëm për personat me nevoja të veçanta”,tha Gashi.

Shoqata “Handikos” në Ferizaj, në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, për të shënuar ‘’Javën e aftësisë së kufizuar’’, kanë organizuar një varg aktivitetesh. / Televizioni Tema/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img