28,12,2024

Fillon asfaltimi i rrugës dhe rrugicave në fshatin Gaçkë

Must Read

Ka filluar asfaltimi i rrugës dhe rrugicave në fshatin Gaçkë

Banorët e fshatit Gaçkë i janë gëzuar shumë asfaltimit të rrugës kryesore dhe rrugicave në këtë fshat. Ata janë shprehur tejet mirënjohës ndaj Komunës së Ferizajt, që po bën rregullimin e infrastrukturës rrugore.

“Kemi pasur probleme të shumta të rrugës, ka pasur baltë dhe gjatë sezonit të dimrit, kjo rrugë ka qenë e pa kalueshme. E falënderojmë kryetarin Agim Aliu, që edhe përkundër vështirësive financiare po na mundëson që të kemi një jetë shumë më të mirë ”, është shprehur Agim Musliu, banor i fshatit Gaçkë.

Nga afër punimet në këtë rrugë i ka përcjellë edhe drejtori i infrastrukturës, Arbër Bytyqi së bashku me mbikëqyrësit e këtij projekti. Ai është shprehur se cilësia e punimeve në asfaltimin e rrugës kryesore dhe rrugicave në fshatin Gaçkë është më e mirë se sa viteve të kaluara. “Cilësia e punimeve në rrugët e fshatit Gaçkë është shumë e mirë se sa viteve të kaluara. Kjo rrugë ka një shtresë të asfaltimit, ndërsa sot po e bëjmë edhe shtresën e dytë, por po shihet që cilësia është e standardeve shumë më të larta”, ka thënë drejtori Bytyqi.

Asfaltimi i rrugëve në fshatin Gaçkë ka një kosto prej 244 mijë euro, ndërsa një gjatësi prej afër 3 kilometra.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img