21,12,2024

Fillojnë punimet në rrugën e “Shabi Lipovica” në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.04.10.2017. Gjatë ditës së sotme kanë filluar punimet në rrugën “Shabi Lipovica” në Ferizaj, rrugë kjo e cila është vazhdimësi e rrugës “Kadri Zeka” që lidh edhe fshatrat Talinovc i Muhaxherëve, Sazlinë dhe Pojatën e ulët.

Nga afër punimet në këtë rrugë i ka ndjekur numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa. Ai tha se realizmi i këtij projekti është tejet i rëndësishëm me vet faktin se ndihmon banorët e këtij lokaliteti.

“Është një rrugë përgjatë secilës kanë lulëzuar bizneset dhe një rrugë e cila po asfaltohet me bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, një investim që ka një kosto prej 860 mijë euro dhe i cili investim do të prek edhe interesat e banorëve edhe të rrugës “Halit Sejda” “Mehmet Sadiku” dhe “Imer Petrovci” në Talinovc të Muhaxherëve, të cilat do të lidhen me këtë rrugë kryesore dhe me rrugën tjetër që shpije në drejtim të fshatrave Softaj, Papaz, Sazli deri në Pojatë e Rahovicë, për ti dhënë një kuptim dhe qasje drejtimeve që shpijen në qytet nga punë të ndryshme dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve. Është njëra ndër rrugët me atraktive dhe plotëson të gjitha standardet tashmë të njohura në komunën e Ferizajt dhe që po aplikohen në këto katër vitet e fundit”, është shprehur kryetari Svarqa.

E nga ana tjetër banoret thanë se investime të tilla është dashur të këtë qysh me parë. Sipas tyre këto investime kanë qenë mese të domosdoshme me vet faktin se lehtëson dukshëm jetën dhe qarkullimin e tyre.

Rruga ‘Shaban Lipovica” do të shoqërohet edhe me infrastrukture nëntokësore si ujësjellës, kanalizim fekal e atmosferik, trotuare dhe ndriçim publik. Gjatësia e saj është mbi 3 kilometra.

U be ditur se punimet në këtë rrugë do ti kryejë operatori ekonomik ““ARLINDI “ Sh.P.K dhe “PRO&CO-GROUP”Shpk”, ndërsa vlera e këtij projekti kap shumën rreth 900 mijë euro, ndërsa ka një gjatësi prej mbi 3 kilometra.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img