15,03,2025

Fillojnë punimet në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj

Must Read

Komuna e  Ferizajt ka filluar sot punimet në rregullimin e sheshit në rrugën kryesore të qytetit “Dëshmorët e Kombit”.

Shkaku i punimeve në ndërtimin e sheshit “Adem Jashari” afër objektit të Komunës së Ferizajt,  është mbyllur rruga kryesore e qytetit “Dëshmorët e kombit”, “Shkëlzen Haradinaj” dhe “Ismail Qemali”.

Ndërkohë zyrtarët komunalë të Ferizajt kanë thënë se vozitësit duhet t’i shfrytëzojnë rrugët alternative derisa punimet e sheshit të finalizohen brenda 140 ditësh.

Përveç bllokimit të këtyre 3 rrugëve i është ndërruar kahja e qarkullimit edhe rrugës “Wesley Clark”.

Hajrush Leka, inspektor i komunikacionit në Komunën e Ferizajt, ka thënë se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë rrugën “Hamëz Jashari” dhe disa rrugica të tjera si rrugë alternative.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndalohen tre persona për rastin ” Lëndim i rëndë trupor” në Ferizaj

Me datën 08.03.2025, rreth orës 10:30 në rrugën "Kruja" në Ferizaj, katër të dyshuar meshkuj, kosovarë kanë sulmuar fizikisht...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img